Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth ShqipërisëLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi i Magazinimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Kontrolli i Policisë Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Rregjimi i Vizave
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion
Kontakte
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Origjina

  • print
  • print

Perkufizimi i Origjines

Origjina e mallrave për qëllime doganore është vendi i prodhimit të mallit ose vendi ku malli ka pësuar transformime thelbësore.

Origjina e mallrave percaktohet ne baze te Neneve 29-32 të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë dhe nenet 44-53 të Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor.

Origjina e mallrave për qëllime doganore përcaktohet si:
1. Origjinë preferenciale; dhe
2. Origjinë jo preferenciale.

Origjina preferenciale
i shërben përfitimit të tarifave doganore më të ulta ose zero, në përputhje me skemat e masave preferenciale të rëna dakort nga qeveria shqiptare me vende apo grupime vendesh.

Origjina jo preferenciale nuk sjell përfitim tarifor, por shërben për zbatimin e rregjimeve të tjera tregtare të palidhura me tarifat si rregjimi të kombit më të favorizuar, taksave antidumping e taksave të tjera kompensuese, masave mbrojtëse, kontigjenteve në import/eksport, si dhe kufizimeve sasiore e cilësore të mallrave.

Prova per Origjinen
(Certifikata e Origjines)

Certifikata e origjinës jo preferenciale të mallrave me origjinë jo preferenciale shqiptare lëshohet nga Dhoma e Tregtisë, nën juridiksionin e së cilës është prodhuar malli.

Në eksport certifikata e origjinës preferenciale, lëshohet nga zyra doganore shqiptare pranë së cilës paraqitet deklarata doganore e eksportit.
Certifikata e origjinës preferenciale lëshohet vetëm mbi bazën e kërkesës me shkrim nga eksportuesi.

Në importin në Shqiperi, mallrat do të përfitojnë trajtim tarifor preferencial, me paraqitjen e detyrueshme të një prej dokumenteve të mëposhtme:

1. Çertifikate lëvizëse EUR.1.
2. Deklaratë faturë
3. Asnjera prej tyre

1.EUR 1 është një deklaratë ndërkombëtare e origjinës preferenciale, dhënë bashkëngjitur.

2. Deklarata faturë lëshohet nga eksportuesi i mallrave. Deklarata faturë lëshohet vetëm nga:

• Një eksportues i miratuar. Çdo eksportues i aprovuar ka një numer autorizimi doganor , i cili jepet nga autoriteti doganor eksportues;
• Një eksportues i një dergese, vlera totale e të cilave nuk i kalon 6000 €.

3. Produktet origjinuese do të përfitojne nga marrëveshjet e tregtisë së lirë pa paraqitur asnjë dokument kur produktet janë origjinuese, por janë të dërguara në paketime të vogla nga persona private tek persona privatë, ose janë pjesë e bagazheve të udhëtarëve; kur vlera totale e tyre nuk kalon 500€, në rastin e pakove të vogla; dhe kur janë pjesë e bagazheve personale, kur vlera e tyre nuk kalon 1200 €.

Për të përfituar statusin e eksportuesit të miratuar aplikohet pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave (aplikimi bashkëngjitur), duke respektuar kërkesat e rregullores së përfitimit të këtij statusi (Rregullorja bashkëngjitur).

Dokumentat

Lista e proceseve për të përfituar origjinën shqiptare, jepet në aneksin bashkangjitur.

Origjina e mallrave vërtetohet në doganë me paraqitjen e certifikatës së origjinës.

Certifikata e origjinës duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

a) të jetë lëshuar nga një autoritet/agjensi e autorizuar;
b) të përmbajë të dhënat e nevojshme për identifikimin e produkteve, si: numrin e kolive, llojin e tyre, markat, numrat e llojin e produktit, peshën bruto dhe peshën neto si dhe emrin e dërguesit.
c) të provojë në mënyrë të qartë origjinen e produkteve qe u referohet;
d) të përpilohet në formularë që janë në përputhje me modelet e format e miratuara.

Në varësi të  llojit të origjinës lëshohen edhe certifikatat e origjinës: preferenciale apo jo preferenciale.

Kontaktet

Per informacion me te detajuar referojuni:

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave
Drejtoria e  Origjines, Vleres, Tarifes dhe Akcizes
Rruga e Durresit, Laprake, Tirane
E_mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.dogana.gov.al/origjina

Last modified on Wednesday, March 28 2012 08:46
Read 11736 times
0 subscriber

Comment subscription

Receive email notification when a new comment is added to this item.
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice