Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth ShqipërisëLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi i Magazinimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Kontrolli i Policisë Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Rregjimi i Vizave
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion
Kontakte
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Licensat

  • print
  • print

Legjislacioni

Veprimtarite, veprimet dhe tipet e të mirave publike, ushtrimi, kryerja dhe përdorimi i të cilave u nënshtrohet licencimit, autorizimit apo lejimit, percaktohen ne Ligjin Nr. 10081 date 23/02/2009 “Per lejet dhe licensat ne Republiken e Shqiperise“.

Licencat dhe lejet, sipas fushave dhe kategorive, në kompetencë të institucioneve qendrore, parashikohen në Listen bashkëngjitur.

Procedurat

Procedurat per pajisje me licencat e lejet e parashikuara në liste apo nënkategoritë e tyre trajtohen:

a) si rregull, nga apo nëpërmjet Qendres Kombetare te
Licensimit;
b) në raste të veçanta, nga organet e përcaktuara sipas legjislacionit përkatës në fuqi, pa përfshirjen e Qendres Kombetare te Licensimit.

Grupi i parë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve bazohet vetëm në vetëdeklarimet e kërkuesit.

Grupi i dytë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat vlerësimi i përmbushjes së kritereve, përveçse në vetëdeklarimet e kërkuesit, bazohet, për të paktën njërin nga kushtet, edhe në dokumentet provuese, të paraqitura nga kërkuesi.

Grupi i tretë i listes përfshin ato kategori ose nënkategori, për të cilat, përveç sa parashikohet per grupin e pare dhe te dyte, vlerësimi i përmbushjes së kritereve, për të paktën njërin prej tyre, bazohet edhe në kryerjen e një procesi inspektimi, testimi, gare, interviste, dëgjimi apo metode tjetër vlerësimi.

Kërkesa për licencë/autorizim/leje apo nënkategori të tyre paraqitet në Qendres Kombetare te Licensimit.

Qendra Kombetare e Licensimit merr në shqyrtim kërkesat, sipas radhës së paraqitjes së tyre dhe merr vendim në një afat prej 2 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës për grupin e pare, dhe në një afat prej 4 ditësh pune nga data e paraqitjes së kërkesës për grupin e dyte.

Licenca/autorizimi/leja revokohet kur titullari nuk përmbush më kriteret e dhënies së këtij titulli apo shkel detyrimet e përcaktuara në të.

Dokumentat

Kërkesa përbëhet nga formulari tip i plotësuar ne prezence te inspektorit dhe dokumentet shoqëruese përkatëse.Kërkesa paraqitet në sportelin e Qendres Kombetare te Licensimit nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij. Kërkesat dhe paraqitja e dokumentit të pagesës së tarifës/taksës prane Qendres Kombetare te Licensimit mund të kryhen nëpërmjet:

a) paraqitjes drejtpërdrejt në çdo sportel shërbimi të Qendres Kombetare te Licensimit, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) dërgimit me postë me lajmërim-marrje;
c) dërgimit me mjete elektronike.

Qendra Kombetare e Licensimit refuzon kërkesën vetem nëse:

a) personi, që ka paraqitur kërkesën, nuk është personi që mund të paraqesë kërkesën, sipas ligjit;
b) formulari i plotësuar nuk është i plotë apo përmban
korrigjime dhe përmbajtja     e tij nuk duket qartë apo është e
palexueshme;
c) nuk janë paraqitur të gjitha dokumentet e tjera shoqëruese, ato nuk janë paraqitur në formën e kërkuar apo përmbajnë korrigjime ose fshirje të pavërtetuara, si dhe kur përmbajtja e tyre nuk duket qartë apo është e palexueshme;
ç) kërkuesi nuk përmbush kriteret përkatëse të licencimit/autorizimit/lejimit;
d) nuk është kryer pagesa e tarifës së shërbimit.

Kontaktet

Adresa Zyrtare
Qendra kombetare e Licensimit
Rruga "Papa Gjon Pali II"
Nr. 3, Kati III, Tiranë
Tel: + 355 4 22 29 416      
       + 355 4 22 74 499      
Fax:+ 355 4 22 39 957
E-mail: This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Website: www.qkl.gov.al

Last modified on Wednesday, March 28 2012 09:02
Read 12678 times
0 subscriber

Comment subscription

Receive email notification when a new comment is added to this item.
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice