Alternative flash content

You need to upgrade your Flash Player

Get Adobe Flash player

  • Shqip
  • English
Rreth UNMIK/KosovësLidhjetHarta e Faqes
  • Dogana
    • Vendndodhjet dhe Oraret
    • Proçedurat e Import/Eksportit
      • Import
      • Eksport
    • Regjimet Doganore
      • Regjimi i Lejimit të Përkohshem
      • Regjimi i Përpunimit Aktiv
      • Regjimi i Përpunimit Pasiv
      • Regjimi Magazanimit Doganor
      • Tranziti
      • Regjimi i Përpunimit nën Kontrollin Doganor
      • Regjimi i Magazinimit të Përkohshëm
    • Vlerësimi Doganor
    • Rregullat e Origjinës
    • Marrëveshjet e Tregëtisë së Lire
  • Lejet dhe Liçensat
  • Rregullat Sanitare, Fitosanitare dhe Veterinare
    • Rregullat Sanitare
    • Rregullat Fitosanitare
    • Rregullat Veterinare
  • Rregullat Teknike
  • Policia Kufitare
    • Proçedurat e Lejeve të Punës
    • Kërkesat Për Vizë
  • Regjimet Tregëtare
  • Prokurimi Publik
Joomla Slide Menu by DART Creations
Shko te
Faqja e Portalit
Kërko Informacion


Kontakte
Sekretariati CEFTA
Shqipëria
Bosnje Hercegovina
Kroacia
Maqedonia
Moldavia
Mali i Zi
Serbia
UNMIK/Kosova

Eksport

  • print
  • print

Procedurat e Eksportit

- Eksporti në Kosovë është i rregulluar me ligje dhe akte tjera normative, përfshirë këtu:
• Kodin Doganor dhe të Akcizave
• Ligjin për tregtinë nderkombëtare
• Udhzimin administrative nr. 01/2011

Dokumentet e Eksportit

Dokumentet e nevojshme për export të mallit nga Kosova janë këto:

Deklarata unike doganore (DUD)

Deklarata Eksportit (DUD) deklarata e eksportit te mallit është formular zyrtarë i leshuar nga Doganat e Kosovës. Mund të merret në të gjitha degët e Doganës së Kosovës. Të gjitha subjektet qofshin ato fizik apo juridke të cilat eksportojnë mall në Kosovë për qellim të tregëtisë duhet ta deklarojnë atë mall duke plotësuar formularin DUD.

Fatura e mallit

Fatura e mallit, lëshohet nga secili subjekt ekonomik /shitës për eksport. Për tu konsideruar e rregulltë nga autoritet kosovare fatura e eksportit duhet të këtë elementet bazë të transaksionit të shitblerjës, si: datën e transaksionit, datën e levrimit të mallit, emrin dhe adresën e saktë të shitësit në kosovë, emrin dhe adresen e saktë të blerësit jashtë vendit, numrin e njësive apo paketimeve, përshkrimin e saktë të mallit, sasinë, cmimin për njësi dhe vlerën totale të transaksionit, rabatin e lejuar dhe firot gjatë transportimit.
Nëse fatura e shitjës nuk posedon ndonjërin nga elementet e lartëpërmendura, atëhere ajo mund te refuzohet nga autoriteti doganore ose mund të krijojë shkak për dyshime dhe hetime të metejshme.
Fatura e mallit lëshohet në gjuhën shqipe, angleze apo sipas kerkeses mund te jete edhe ne gjuhën e vendit te destinimit.

Certifikata e orgjines

Certifikata e orgjines (Certifikata EUR 1), është dokument  i cili aplikohet  në rastet kur mallrat e eksportuara janë të përfshira në listat përkatëse të skemave të ndryshme të përfitimeve tarifore preferenciale. Në rastet e tilla për tu trajtuar në bazë të këtyre preferencave ju duhet patjeter të jeni të pajisur me këtë certifikate, të lëshuar nga instuticionet e kompetente. Në rate të tjera nuk është i obligueshem.

Dokumentet e eksportit  nga vendi i nisjes dhe transitit

Certifikatat veterinare dhe fitosanitare

Certifikatat veterinare dhe fitosanitare dhe sanitare, është dokument i cili aplikohet në rast eksportit të mallrave me origjinë shtazore dhe bimore si dhe nënprodukteve te tyre. Qellimi I leshimi të këtyre certifikatave është të mbrojë konsumatoret nga përdorimi i produkteve të cilat nuk i plotësojnë kriteret e parapara me ligj për tregtimin e produkteve bimore dhe shtazore si dhe derivateve te tyre. Leshohet nga agjensioni i vetirinës dhe ushqimit.

Licensat e eksportit

Licensat e eksportit eksporti nga Kosova nuk i nenshtrohet ndonje license sepse tregu është i hapur dhe lirë. Varsishtë nga vendi se ku eksportohet dhe lloji i mallit atëhere duhte të merren në konsideratë rregullat e vendit përkatës

Kontakti

Doganat E Kosoves
Bulevardin "Bill Clinton" p.n. në Prishtinë
Tel:  +381 (0)38/540-350;
       +381 (0)/541-032;
       +381 (0)/541-030
Last modified on Friday, June 15 2012 18:03
Read 13217 times
back to top

Copyright © 2010 CEFTA. Legal Notice


* This designation is without prejudice to positions on status, and is in line with UNSC 1244 and the ICJ Opinion on the Kosovo* declaration of independence.